Flash

Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy persona arrestohen në Tiranë

Lapsi.al 15 November 2021
Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy persona arrestohen

Policia e Tiranës ka arrstuar dy persona, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Sipas uniformave blu janë prangosur L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. D., 36 vjeç.

Këta të fundit janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

"U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Proçedohen penalisht edhe 7 emigrantët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin “COOPERATION” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E.M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojn...

07:41

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI