Flash

Plenkoviç: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Lapsi.al 15 November 2021
Plenkoviç: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç këtë të hënë në një vizitë zyrtare në Kosovë ka deklaruar se shteti kroat do ta ndihmojë atë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera ai është shprehur se ato janë të interesuar për këtë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë.

“Po punojmë që ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane, po ashtu do ta ndihmojë me liberalizimin e vizave. Tashmë e dini që Kroacia është anëtarja më e re në BE, dhe se do t’u ndihmojë sa i përket reformave. Kroacia do ta përkrah dialogun për stabilitet në rajon. Po ashtu, ne jemi të interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkovi.

Ndërsa, Kurti ka shtuar se e vlerëson shumë mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia në rrugën e saj drejt shtet-ndërtimit.

“Vizita e sotme ri konfirmon afërsinë dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona, pasi kemi të kaluar të përbashkët. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Kosovës”, ka thënë Kurti.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI