Flash

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 15 November 2021
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 32-vjeçari në

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. sipas uniformave blu është prangosur L. N.,  32 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Arrestimi i këtij të fundit është bërë pasi gjykata e Shkodrës ka caktuar për të masën e sigurisë, “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

"Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.   

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-L. N.,  32 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojn...

07:41

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI