Flash

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat i drejtohet Kuvendit pasi u bashkua protestës së Lushnjes: Po sjell produkte bio për qeverinë

Lapsi.al 15 November 2021
FOTOLAJM/ Deputeti demokrat i drejtohet Kuvendit pasi u bashkua protestës

Ndërsa fermerët e Lushnjes vijojnë protestën e tyre në kundërshtim me paketën e re fiskale 2022, deputeti demokrat i cili iu bashkua mëngjesin e sotëm këtij tubimi Saimir Korreshi i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një foto-je, ku në duar mban dy produkte karakteristike të zonës: kastravecin dhe prasin, deputeti shprehet se është nisur për të sjellë në parlament produkte bio.

"Rrugës për në Parlament. Duke i sjell produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë", thuhet në reagimin e deputetit.

Prej disa ditësh, fermerët e kësaj zone janë ngritur në protestë, në kundërshtim të ndryshimeve në paketën e re fiskale për vitin 2022. Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0% është për fermerët e papërballueshme. Ata i janë drejtuar me 6 kërkesa ministrisë së Bujqësisë si dhe kryeministrit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI