Flash

Buxheti 2022/ Rama: Rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%; dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë

Lapsi.al 15 November 2021
Buxheti 2022/ Rama: Rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe

Sot në Kuvend po diskutohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022. Ky projektbuxhet parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Nga foltorja e Kuvenditm, kryeministri Edi Rama shpjegoi me radhë financimin që do bëhet në çdo sektor, duke theksuar se asnjë sektor nuk është lënë pas dore.

"Siç flet qartë dhe ky buxhet asnjë sektor, aspo reformë nuk është lënë pas dore dhe me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht dhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rinjtë, shërbime publike. injektojmë financime të konsiderueshme. Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit. Nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë 3 a më shumë fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin 2022 ndërkohë që kërkojmë një zgjidhje. 26 mln dollarë indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe 36 mln dollarë bonusi i fundvitit. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë me 111 mln dollarë. 27 mln dollarë për vaksinimin. Për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve dhe të zejeve, teknologjia, sportet për fëmijët dhe nxënësit me një financim të posaçëm në buxhetin e shtetit", tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojn...

07:41

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI