Flash

Borell: Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është edhe aq e mirë

Lapsi.al 15 November 2021
Borell: Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është edhe aq e

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se situata në Ballkanin Perëndimor “nuk është edhe aq e mirë”. Borrell i bëri komentet në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku situata në këtë rajon-veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe dialogu Kosovë-Serbi, priten të jetë temë diskutimi. Borrell tha se në Bosnje e Hercegovinë ka tendenca që rrezikojnë unitetin e këtij vendi dhe pengojnë përparimin e tij në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në nuk janë vetëm rreth zgjerimit, por kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së. Duke folur po ashtu në prag të takimit, Varhelyi tha se zgjerimi mbetet vegla kryesore e BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se pret që tani, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, të ketë lëvizje të shpejta pozitive në terren, që do të mundësonin nisjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe midis Shqipërisë dhe BE-së.

“Ne jemi të gatshëm për këtë dhe akoma shpresoj se kjo mund të ndodhë para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave, por kjo është bllokuar në Këshillin Evropian - në rastin e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kjo, pastaj, ka ndikuar që të mos nisin negociatat as me Shqipërinë. Varhelyi paralajmëroi edhe zbatimin e shpejtë të planit për investime në Ballkanin Perëndimor.

Në prag të këtij takimi, nga shërbimet e BE-së është përgatitur edhe një dokument për situatën në Ballkanin Perëndimor, si bazë për diskutimet e sotme. Në të thuhet se në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, situata politike paraqet “sfidë në rritje”.

“Në Bosnje e Hercegovinë është thelluar kriza politike dhe dominojnë retorika dhe veprime përçarëse. Ka pasur kthim të tensioneve dhe incidente në veri të Kosovës. Ndasitë ndërpartiake kanë vazhduar ta destabilizojnë dhe paralizojnë sistemin politik në Mal të Zi. Mospajtimet mes partnerëve nga Ballkani Perëndimor janë duke mbajtur peng implementimin e integrimeve rajonale”, thuhet mes tjerash në këtë dokument. Burimet brenda BE-së thonë se Brukseli pret që palët në dialog të përqendrohen te zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme, përmes hapave konkretë. Po ashtu, kërkohet që të ketë një mbështetje të madhe nga shtetet anëtare për përpjekjet e Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në ndërmjetësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Palët duhet të inkurajohen që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të dëshmojnë rezultate pozitive, përfshirë edhe rreth marrëveshjeve rajonale që lidhen me tregun e përbashkët rajonal, dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe retorika përçarëse, sidomos kur është fjala për veriun e Kosovës”, thuhet në dokument.

Të martën, në Bruksel pritet të zhvillohet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve./ REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI