Flash

Berisha dekonspiron kleçkën se pse nuk e pranon kuvendin e thirrur nga Basha

Lapsi.al 15 November 2021
Berisha dekonspiron kleçkën se pse nuk e pranon kuvendin e thirrur

Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo përpjekje të Lulzi Bashës për të marrë nën kontroll procesin e nisur nga 4200 firmat e marra prej tij. Berisha ka organizuar një konferencë urgjente për shtyp për të thënë se vendimi i kryetarit aktual është nul dhe një përpjekje për diversion për të penguar një kongres që ai nuk donte ta mblidhte kurrë.

"Basha dhe Rama duan ti vjedhin axhendën kongresit" tha ai duke e ftuar Bashën: "je i ftuar të vish në kuvendin e partisë, por kushdo që huyn hyn në atë sallë  futet si anëtar i barabartë me të tjerët, pasi ky është një kuvend i mbledhur nga anëtarësia".

Lexo me tej:

Basha shpall nismën/ Tani ka dy PD, secila me kuvendin e vet të dhjetorit

Berisha vazhdoi: "Dua të garantoj firmëtarët e këtij misioni historik se nuk do ketë forcë që mund të përkëmbë firmat e tyre dhe kuvendi do të shpallet në datën e shpallur prej tyre. Ai do të mblidhet jo sipas renditë të ditës së peng kryetarit por sipas axhendës që kanë nënshkruar ata.

Pra Berisha nuk duket i gatshëm asnjë kompromis dhe ai do të vazhdojë pa lëkundje atë që e quajti "rrevolucioni paqësor" i demokratëve. Me sa u kuptua nga konferenca për shtyp halli i tij, më shumë sesa me datën është i lidhur me axhendën e Kuvendit Kombëtar për të mos ia lënë atë në dorë kryesisë zyrtare e cila ka për qëllim të shkarkojë Bashën nga një shkarkim i mundshëm.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI