Flash

Basha në Kuvend për buxhetin 2022: Dorëlëshuar nuk jeni vetëm me PPP-të, por edhe me luksin qeveritar

Lapsi.al 15 November 2021
Basha në Kuvend për buxhetin 2022: Dorëlëshuar nuk jeni

Në kuvend sot, ku prezantohet projekt buxheti i vitit 2022, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se krahas PPP-ve, qeveria është treguar dorëlëshuar edhe sa i takon luksit qeveritar.

“Sepse ndërkohë që flisni për krizë energjitike, duke refuzuar të pranoni që është një krizë korrupsioni e keqmenaxhimi, ju planifikoni të shpenzoni 51.2 milionë euro mobilime, makina, rikonstruksione zyrash e godinash qeveritare.”- tha Basha ndërsa shtoi përqëndrimi i ekonomisë në pak duar nuk është monopolizim dhe oligarki, por është konkurenca vetë.

“Dorëlëshuar nuk jeni vetëm me PPP-të, por edhe me luksin qeveritar. Sepse ndërkohë që flisni për krizë energjitike, duke refuzuar të pranoni që është një krizë korrupsioni e keqmenaxhimi, ju planifikoni të shpenzoni 51.2 milionë euro mobilime, makina, rikonstruksione zyrash e godinash qeveritare.

Para që patjetër duhet të ishin në duart e familjeve apo sipërmarrjeve shqiptare, e jo në duart tuaja, të stërvitura për t’i cuar në luks Nusretrash dhe fluturime carterash ne drejtim të paditur.

Them në duart e shqiptarëve, sepse fondet që ju do të coni në PPP dhe shpenzime luksi, mjaftojnë e teprojnë për të mbuluar propozimin tonë për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produketet e shportës.

Por prioritetet tuaja janë të tjera nga ato të qytetarëve shqiptarë. Ndaj edhe kur familjet ndodhen nën zgjedhën mbytëse të cmimeve të larta, të energjisë të rritur, të karburantit të papërballueshëm që prek cdo hallkë të ekonomisë, ju në vend që ti lehtësoni, ju shtoni edhe aksizën prej 6 lekësh për gazin, që do ta bëjë edhe më të vështirë këtë dimër për familjet dhe sipërmarrjet.

Sigurisht ju flisni për rritje ekonomike, për rritje rrogash, për rritje pensionesh, për një shkëlqim të cdo gjëje që ju keni bërë, e që ne të opozitës nuk duam të shohim.

Tashmë jeni bërë kaq bajat me këtë propagandë orëelliane, ku fiks si në veprën 1984, të kundërtat përshkruajnë më mirë relitetin që doni të impononi me anë të fjalëve tuaja të gënjeshtërta.

Ndaj për ju, Borxhi nuk është borxh, por mekanizëm financimi. Ngecja në vendnumëro nuk është ngecje, por është zhvillim. Përqëndrimi i ekonomisë në pak duar nuk është monopolizim dhe oligarki, por është konkurenca vetë. Por njerëzit që na ndjekin, apo ata që nuk kanë mundësi të na ndjekin sepse janë në punë, apo në kërkim të një pune, njerëzit që luftojnë përditë për të siguruar jetesën, që rropaten për të cuar fëmijët në shkollë, që numërojnë monedhat për të arritur në fund të muajit, sipërmarrësit që shohin sesi ndryshojnë taksat e tarifat përditë, që përballen me faturat e kripura e me gjobat e padrejta, e dinë shumë mirë të vërtetën, shumë më mirë se shumica prej jush në këtë sallë.” u shpreh Basha.

Të këshilluara

Vetëvendosje pranon humbjen në Prishtinë

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje. Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Pri...

21:49

LDK shpall fitoren në Prishtinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku doli para mediave duke thënë se Përparim Rama do të jetë kryetari i ri i komunës së Prishtinës. Në një konferencë për medi...

21:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI