Flash

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Lapsi.al 14 November 2021
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Ditën e sotme, 1.260,571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave në Kosovë. Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për kreun e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

Ata do të kenë mundësinë të votojnë në 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime.

KQZ ka bërë të gjithë furnizimin me materiale zgjedhore në të gjitha komunat, ku janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore me datën 10 dhe 11 nëntor. Ndërsa, dje janë dërguar edhe të gjitha materialet e ndjeshme.

Në të gjitha komunat ku do të ketë garë të dytë për të zgjedhur të parin e komunës, janë 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë qytetarëve votimin.

Po ashtu, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ ka bërë të ditur se raundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 1500 pako të supozuara me fletëvotime. Procesi i pranimit të votave nga diaspora ka përfunduar dhe vlerësimi i tyre do të fillojë sot.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI