Flash

Hidhte mbetje në Bistricë, arrestohet 60-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 14 November 2021
Hidhte mbetje në Bistricë, arrestohet 60-vjeçari në

Policia në Vlorë ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar një 60-vjeçar, banues në lagjen Nr.1, Sarandë.

60-vjeçari është kapur nga punonjësit e policisë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” duke hedhur nga ndërtesa shtatëkatëshe mbetje llaçi ne grykëderdhjen e lumit “Bistricë”. Po ashtu, njoftohet se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë proceduar penalisht dy qytetarë për kalim të paligjshëm të kufirit. Penalisht u proceduan A.B.,22 vjeç, banues Elbasan,  dhe B.I.,29 vjeç, banues në Peshkopi, pasi janë kthyer deportiv nga Italia dhe Greqi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasin A.Gj., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë një 16-vjeçar në rrugë.

Ndërsa, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht Z.H., 56 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u kap duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Të këshilluara

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Ditën e sotme, 1.260,571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave në Kosovë. Në 21 komuna janë 42 kandidatë që g...

08:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI