Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rikthehet Bleona: Opinioniste e Love Story 2

Lapsi.al 13 November 2021
Rikthehet Bleona: Opinioniste e Love Story 2

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu rikthejne Bleonën në LOVE STORY 2

Ditën e hënë, LOVE STORY ndez motorët e sezonit të dytë në televizionin KLAN.

Përgjatë këtyre javëve produksioni ka zbuluar pak nga çfarë do të shohim të hënën në ekran, që nga Love Story Daily e deri te emrat e njohur që do jenë pjesë.

Mirëpo, misteri i opinionistit të tretë përfundoi.

Faqja zyrtare e Love Story në Instagram ka treguar emrin e opinionistit të tretë, që është as më pak e as më shumë se Bleona!

Këngëtarja shqiptare rikthehet në Tiranë pas një periudhe të gjatë mungese, por këtë herë është dashuria ajo që e sjell në vendlindje… e kush tjetër veçse Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut mund ta bënte këtë?

Me ndryshime në formulë, me kastin e zgjeruar, me emrat pjesëmarrës, LOVE STORY pritet të kthehet në programin tuaj të dashurisë: çdo të hënë, në orën 20:10 dhe çdo ditë në orën 16:05, në Tv Klan!

Të këshilluara

Rita Ora do të prezantoj MTV Ema Awards

Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021. Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të ...

14:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI