Flash

I kushtuan Mlladiç mural në mes të Beogradit, plasin sërish protestat në kryeqytet

Lapsi.al 13 November 2021
I kushtuan Mlladiç mural në mes të Beogradit, plasin

Disa organizata joqeveritare, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë protestuan të shtunën, më 13 nëntor në Beograd, duke kërkuar heqjen e një murali kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç, që është vendosur në një fasadë në qendër të kryeqytetit serb. Protesta "Murali duhet të rrëzohet", që u mbajt disa qindra metra larg nga murali kushtuar Mlladiqit, është një prej shumë tubimesh që qytetarët dhe OJQ-të kanë organizuar, pasi policia pengoi aktivistët që dëshironin të ngjyrosin mbi muralin në Ditën Ndërkombëtare Kundër Fashizmit, më 9 nëntor.

Organizatorët e protestës thanë se është koha që shteti i Serbisë të ndalojë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, për të cilin Ratko Mlladiq, si gjeneral i Ushtrisë së Republikës Sërspka, u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë. Protestuesit po ashtu kërkuan që Serbia të ndryshojë qëndrimin ndaj krimeve të luftës, "t’u ngrehë monumente viktimave, jo kriminelëve". Ndonëse ishte paralajmëruar se pjesëmarrësit në protestë, pas fjalimeve, do të drejtoheshin në rrugën Njegosheva, ku është murali i Ratko Mlladiqit, nga ky plan, është hequr dorë për arsye sigurie.

"Ka shumë policë, ka shumë djathtistë. Ne jemi njerëz të mirë dhe nuk duam të ndodhë ndonjë incident", u tha të pranishmëve, aktivistja për të drejtat e njeriut Aida Çoroviq.

Më 9 nëntor, Çoroviq u arrestua sepse hodhi vezë në muralin e Ratko Mlladiçit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë nga Gjykata e Hagës. Gjatë protestës, siç raportuan gazetarët e Radios Evropa e Lirë, policia përmes një kordoni ndau djathtistët nga protestuesit. Mbështetësit e të djathtës brohoritën mesazhe mbështetjeje për Mlladiçin dhe fyen protestuesit që po kërkojnë heqjen e muralit. Ndërkaq, prorotestuesit në anën tjetër, i kanë quajtur të djathtët “fashistë”.

Murali me portretin e Mlladiçit për katër muaj po qëndron në fasadën e një ndërtese që gjendet në kryqëzimin e rrugëve Njegosheva dhe Alleksa Nenadoviçit. Një autor i panjohur e pikturoi muralin në fund të korrikut të këtij viti, një muaj pasi gjykata në Hagë konfirmoi burgimin e përjetshëm ndaj Ratko Mlladiqit më 8 qershor. Shpjegimi i policisë për ndalimin e tubimit të 9 nëntorit, në të cilin ishte paraparë që të pikturohej murali, ishte se ekzistonte rreziku i konfliktit fizik të ndërsjellë (përkrahësve dhe kundërshtarëve të tubimit të paralajmëruar) dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më 10 nëntor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se policia i ka mbrojtur qytetarët nga konfliktet e ndërsjella. Koalicioni qeverisës në Serbi, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit, nuk e pranon që gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Zyrtarët e lartë shtetërorë thonë se një "krim i tmerrshëm" ndodhi në Srebrenicë./ REL

Të këshilluara

Covid-19/ 587 raste të reja, 3 humbje jete

Shqipëria ka shënuar në 24 oërt e fundit 587 raste të infektimeve nga Covid-19 dhe 3 humbje jete. Shifrat vijojnë të qëndrojnë ende të larta në vend, ndërsa aut...

17:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI