Flash

Ekzekutim me kallashnikov drejt 'Audit', zbulohet dinamika e ngjarjes në zonën e Astirit

Lapsi.al 13 November 2021
Ekzekutim me kallashnikov drejt 'Audit', zbulohet dinamika e ngjarjes

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Si pasojë e një breshërie plumbash dy persona kanë mbetur të vrarë, teksa lëviznin me mjetin tip 'Audi'. Sipas njoftimit zyrtar dy viktimat e atentatit të kësaj të shtune janë Erigres Mihasi dhe Armando Dumani. Mihasi 32 vjeç ishte shofer i “Audit” të bardhë ndërsa Dumani 26 vjeç pasagjeri. Makina ka marrë shumë plumba, sidomos në anën e pasagjerit duke shpuar tej për tej xhamin e automjetit.

Dëshmitarë okularë që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi atentati thonë se Erigers Mihasi e Armando Dumani ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.Sapo janë afruar pranë semaforit atentatorët, që me shumë gjasa i ruanin prej kohësh, kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi.  Dëshmitarët vijojnë duke thënë se autorët e ngjarjes kriminale janë larguar me shpejtësi drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe për kapjen e tyre janë ngritur forca policore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Mihasi nuk është një emër i panjohur për botën e krimit pasi ai dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi njihej nga policia si person i një grupi kriminal dhe u arrestua në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”.

Dumani, është gjithashtu një emë i njohur nga policia për shkak se ai ishte pjesë e grabitjes së një banke ne Vlorë.

 

Të këshilluara

Covid-19/ 587 raste të reja, 3 humbje jete

Shqipëria ka shënuar në 24 oërt e fundit 587 raste të infektimeve nga Covid-19 dhe 3 humbje jete. Shifrat vijojnë të qëndrojnë ende të larta në vend, ndërsa aut...

17:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI