Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Çfarë përditësimesh të reja ka pësuar 'Instagram'

Lapsi.al 13 November 2021
Çfarë përditësimesh të reja ka pësuar

Link Stickers iu shtuan Instagram-it në gusht, për t’ju lejuar të përfshini hiperlinks në Stories në formën e stickers, duke zëvendësuar Swipe Up, që ishte mënyra se si përdoruesit e Instagramit mund të lidheshin më parë me faqet e jashtme të internetit nga Stories e tyre.

Shtimi i linkeve ka qenë deri më tani një funksion i kufizuar në llogaritë e verifikuara ose llogaritë me një numër ndjekësish 10 mijë e sipër.

Ndërsa tani ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë në platformë.

Sipas rrjetit social, Link Stickers janë të dobishme për këdo, nga bizneset që lidhen me produktet e tyre deri tek aktivistët që lidhen me burimet e jashtme. Instagram pranoi se çdokush mund të përfitojë nga ndarja e linkeve për t'u angazhuar me ndjekësit e tyre. Ai gjithashtu thotë se llogaritë që shpërndajnë vazhdimisht dezinformata ose gjuhë të urrejtjes do të humbasin aksesin.

Kur njoftoi funksionin e Link Stickers në qershor, Instagram theksoi se ato janë vetëm për postimet e Stories.

Të këshilluara

Njihuni me 10-të filmat më të mirë korean

Megjithëse filmat koreanë kanë mbajtur gjithmonë një audiencë të përkushtuar, krijimi i dramave televizive të suksesshme si "Squid Game" dhe filmat fitues të Ac...

17:42

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI