Flash

BE-ja kritikon Serbinë për mohimin e gjenocidit

Lapsi.al 13 November 2021
BE-ja kritikon Serbinë për mohimin e gjenocidit

Ditëve të fundit, ka pasur reagime nga institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me debatin në Serbi mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebrenicë. Disa reagime kanë qenë direkte dhe janë lidhur me aktivitetin e Policisë së Serbisë për të parandaluar fshirjen e një murali kushtuar liderit ushtarak të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje. Por, disa reagime kanë qenë më shumë të përgjithësuara, pa iu referuar rasteve të caktuara.

Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian përmes një letre drejtuar udhëheqësve në Serbi, tha se “një shtet që aspiron anëtarësimin në BE, nuk mund të angazhojë policinë për të ruajtur një mural të një krimineli të luftës”.

“Mbrojtja e muralit është edhe një shembull se çfarë mendon Qeveria e Serbisë dhe presidenti (serb, Aleksandar) Vuçiq për pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin rajonal. Edhe një herë, në mënyrë eklatante, autoritetet e Serbisë dhe zyrtarët politikë kanë dëshmuar se nuk respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe vendimet e saja, sikurse edhe viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi”, thuhet në letrën e nënshkruar nga disa deputetë të PE-së, në mesin e të cilëve edhe Tonino Picula nga Kroacia dhe Viola von Cramon nga Gjermania.

Burimet në Parlamentin Evropian kanë thënë se letra i është ofruar për nënshkrim edhe raportuesit për Serbinë, Vladimir Bilçik, por ai nuk e ka nënshkruar. Më vonë, Bilçik përmes rrjeteve sociale ka thënë se në raportin e tij për Serbinë është thënë qartë se dënohet çdo glorifikim i kriminelëve të luftës dhe mohimi apo relativizimi i krimeve. Thirrje për pajtim dhe tejkalim të trashëgimisë nga e kaluara dhe përmbajtje nga glorifikimi i kriminelëve të luftës, ka bërë edhe Komisioni Evropian. Në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në vitin 1995.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian për fqinjësi, zgjerim dhe partneritet ndërkombëtar, ka thënë se “BE-ja ka një qëndrim të qartë dhe të prerë për nevojën që në mënyrë efektive të tejkalohet trashëgimia nga e kaluara, përmbajtja nga çfarëdo glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimit të krimeve të luftës dhe për forcimin e pajtimit”.

“Secili shtet që aspiron për t’u anëtarësuar në BE pritet të zbatojë dhe promovojë vlerat bazë të BE-së, siç është sundimi i ligjit, demokracia dhe drejtësia. Siç kemi thënë edhe në paketën e fundit të zgjerimit, Serbia duhet të vazhdojë të thellojë reformat edhe në lirinë e shprehjes dhe në procedimin e rasteve të krimeve të luftës. Kjo është esenciale për vendim për të lëvizur në rrugëtimin drejt BE-së”, ka thënë Pisonero.

Ajo ka thënë se BE-ja refuzon dhe dënon çfarëdo mohim, relativizimi apo keqinterpretimi të gjenocidit në Srebrenicë.

“Zbatimi i vendimeve të tribunaleve ndërkombëtare dhe promovimi i një ambienti të përshtatshëm për pajtim dhe tejkalim të së kaluarës nga lufta, janë kyçe për të gjitha vendet e rajonit, për të avancuar në procesin e integrimit në BE”, ka thënë Pisonero.

Në Serbi, nga niveli më i lartë shtetëror vazhdojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, ndonëse në disa raste e përmendin si “krim të tmerrshëm”, por duke refuzuar që ta përdorin termin gjenocid.

Gjatë luftës në Bosnje, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Ndërkaq, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko ka marrë vendim që mohimi i gjenocidit të dënohet. Ky vendim ka nxitur tensione të reja në Bosnje e Hercegovinë. Edhe në Mal të Zi, kur në parlament u miratua rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë pati tensione politike, me ç’rast nga detyrua u shkarkua edhe një ministër, i cili tha se nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë./REL

Të këshilluara

Covid-19/ 587 raste të reja, 3 humbje jete

Shqipëria ka shënuar në 24 oërt e fundit 587 raste të infektimeve nga Covid-19 dhe 3 humbje jete. Shifrat vijojnë të qëndrojnë ende të larta në vend, ndërsa aut...

17:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI