Flash

Përse u kritikua aq shumë veshja e kuqe e Meghan Markle në "Eventin e Lirisë'

Lapsi.al 12 November 2021
Përse u kritikua aq shumë veshja e kuqe e Meghan Markle në

Në “Eventin për Lirinë” në New York City të mërkurën, Meghan Markle dhe Princ Harry u shfaqën pas kaq shumë kohësh në publik dhe sigurisht dalja e tyre mori vëmendje të madhe.

Mirëpo, ishte veshja e Meghan Markle ajo që u kritikua shumë në rrjet, duke u cilësuar e papërshtatshme për një ceremoni të tillë. Dukesha u shfaq me një fustan të kuq të gjatë dhe të gjerë nga Carolina Herrera, me rripa në pjesën e sipërme, që i tregonin dekoltenë.

“Nuk është një pamje e mirë për një ceremoni përkujtimore ushtarake,” tha një komentues.

“Fustani është krejtësisht i papërshtatshëm dhe tregon një mungesë të tmerrshme respekti për rastin, duhet të ishte i përulur dhe i matur”, tha një tjetër.

Madje ka pasur dhe nga ata që e kanë krahasuar Meghanin me Emma Stone nga filmi i famshëm “Cruella”.

Ndërkohë, Princi Harry kishte veshur një smoking klasik të zi për ceremoninë speciale. Të dy ata mbanin karfica lulekuqeje të kuqe si një shenjë për Ditën e Përkujtimit të vetë Mbretërisë së Bashkuar më 11 Nëntor.

Kujtojmë që Meghan u shfaq në Samitin Online Dealbook të New York Times për të diskutuar rëndësinë e lejes prindërore të paguar për të gjithë dhe barazinë ekonomike për gratë, ndërsa Harry foli si i ftuar në një konferencë të fundit të revistës WIRED, kundër dezinformimit në internet.

“Shikoni, sigurisht që ekziston një precedent midis familjes së burrit tim dhe familjes mbretërore që të mos ketë ndonjë përfshirje në politikë, por pushimet me pagesë, nga këndvështrimi im, është një çështje humanitare,” tha Meghan gjatë bisedës së saj.

Të këshilluara

Rita Ora do të prezantoj MTV Ema Awards

Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021. Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të ...

14:01

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI