Flash

Paloka numëron me gazetarët firmat e delegatëve, përjashton veten si firmëtar

Lapsi.al 12 November 2021
Paloka numëron me gazetarët firmat e delegatëve, përjashton

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, në një dalje për mediat nga selia blu, ka treguar formularët dhe firmat e 4200 anëtarëve të PD që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Aktualisht kamerat ndodhen në zyren e kreu të këshillit të PD, Edi Paloka. Paloka ka ritheksuar edhe njëherë që firmat do të verifikohen nga një Komision i Posaçëm i zgjedhur ditën e mbledhjes se Kuvendit teksa nënvizoi që të dhënat e delegatëve nuk do të publikohen.

“Në zyrën time kanë ardhur 4200 formularë. Qëllimi sot është që të ulen me durim dhe ti numërojnë një për një këta formularë dhe kamerave do t’ ju kërkoja që të dhënat personale dhe ato që më është kërkuar për të ruajtur fshehtësinë është kërkesë e firmëtarëve. Në këto formularë rikonfirmoj janë 4200 formularë. Kanë ardhur dhe të tjerë. Janë formularë të plotësuar nga delegatët e Kuvendit të PD dhe janë nga kryetar seksioni, sekretar, kryesia e degëve dhe anëtarë të bordit, anëtarë të këshillit kombëtar deputetë dhe këta nuk janë anëtarë të thjeshtë por delegatë të Kuvendit siç i përcakton statuti dhe delegatët nga një kuvend në tjetrin nuk ndryshojnë. Anëtarët e Kuvendit janë po ata. Verifikimin e emrave të delegatëve që e kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së e bën kuvendi i jashtëzakonshëm. Edhe unë nuk i njoh të gjithë delegatët. Këtë verifikim e bën komisioni i mandateve në Kuvend, ky verifikim do të bëhet edhe në këtë Kuvend që është i jashtëzakonshëm.", tha Paloka.

Duke e përjashtuar veten si firmëtar të mbledhjes së Kuvendit kombëtar të PD-së më 11 dhjetor Paloka thotë se duhet t’ i bindet vullnetit të shumicës për të mbledhur, pasi sipas tij PD është në krizë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat...

07:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI