Flash

Mbyllet sërish aksi i ri nga Farka në Shkozë, ARRSH njofton si ndryshon qarkullimi

Lapsi.al 12 November 2021
Mbyllet sërish aksi i ri nga Farka në Shkozë, ARRSH njofton si

U çel pak ditë më parë për qarkullimin e automjeteve, por rruga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës duket se do të mbyllet sërish.

Lajmi është i ditur nga ARRSH e cila njofton se për shkak të punimeve në Unazën Lindore të Tiranës ky aks do të mbyllet për një afat 14 ditor.

"Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!", njofton ARRSH.

 

 

Të këshilluara

KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare

Komisioni Europian në parashikimin e vjeshtës ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi ...

12:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI