Flash

Mbledhja e Kuvendi Kombëtar/ Bardhi: Partia nuk është kasafortë, firmat të dorëzohen në protokoll

Lapsi.al 12 November 2021
Mbledhja e Kuvendi Kombëtar/ Bardhi: Partia nuk është

Në një prononcim për mediat nga selia e Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi bëri sërish thirrje që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë. Bardhi sërish apeloi ish kryeministrin Berisha që firmat, nëse i ka, t’i dorëzojë në protokollin e selisë blu dhe jo në zyrën e Palokës.

"Edhe sikur të jetë arritur të sigurohet 1/8 e firmave të delegatëve, vullneti i tyre nuk duhet mbyllur në kasafortë. Edhe nëse 1/10 e delegatëeve të kuvendit kanë nënshkruar, atëherë zëri i tyre duhet të dëgjohet. Prandaj dua të përsëris thirrjen time, nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarët të cilët nuk mund të verifikojnë nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të PD apo delegatë, apo janë apo jo gjallë. Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet e PD dhe i lini demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Kjo parti është krenari e demokratëve, ne nuk veprojmë në ilegalitet. Është krenari e Shqipërisë PD-ja dhe nuk mund të tallet askush me të. Rregullat janë të qarta, të dërgohet kërkesa, të mblidhen institucionet dhe të dëgjohet edhe zëri qoftë pakica e pakicës. Partia nuk është kasafortë, nuk është bunker. Ne nuk jemi celulë ilegale, por veprojmë në përputhje me rregullat e shtetit dhe të Partisë Demokratike”, nënvizoi Bardhi.

 

Të këshilluara

KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare

Komisioni Europian në parashikimin e vjeshtës ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi ...

12:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI