Flash

Kujt ja merte mendja që emisioni i kuzhinës i Selena Gomez do të kishte kaq sukses

Lapsi.al 12 November 2021
Kujt ja merte mendja që emisioni i kuzhinës i Selena Gomez do të

Emisioni i kuzhinës së Selena Gomez, Selena + Chef, është rinovuar për një sezon të katërt.

Lajmi për programin e këngëtares 29-vjeçare u raportua fillimisht të mërkurën, kur u zbulua se seria e re e episodeve do të jepet premierë në HBO Max vitin e ardhshëm.

Programi fillimisht u shfaq premierë gushtin e kaluar dhe ka qenë një hit që nga fillimi i tij.

Gomez lëshoi një deklaratë në lidhje me sezonin e ardhshëm të programit të saj dhe u shpreh përmes Deadline se mezi priste të mësonte më shumë këshilla dhe truket në kuzhinë.

“Mezi pres një tjetër sezon e të jem në kuzhinë me disa nga kuzhinierët më të mirë në botë. Shpresoj që aftësitë e mia të jenë përmirësuar”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja u shpreh gjithashtu e emocionuar për aspektet humane të emisionit të saj.

“Më e rëndësishmja, ne kemi qenë në gjendje të mbledhim para për organizata të jashtëzakonshme bamirësie,” vuri në dukje ajo.

Zëvendës Presidentja Ekzekutive e HBO Max për Programet Familjare Jo-Fiction dhe Live-Action, Jennifer O’Connell, gjithashtu lëshoi një deklaratë në lidhje me programin, i cila do të zhvillohet në një shtëpi plazhi gjatë serialit të ri të episodeve.

“Ne jemi të emocionuar për të vazhduar këtë ‘serial të shijshëm’ për sezonin e katërt dhe akoma më të emocionuar për ta çuar atë në një mjedis të ri”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI