Flash

Fier/ Në pranga 4 persona, ndiqen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 12 November 2021
Fier/ Në pranga 4 persona, ndiqen penalisht 3 të tjerë për

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu mësohet se mes të arrestuave janë dy shtetas të cilët akuzohen për organizim të lojërave të paligjshme.

Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetasit E. L., 67 vjeç, banues në Fier (ish-regjistrues në ZRVPP Fier) dhe D. F., 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke në fshatin Bishan, ku më parë ndodhej fusha e sportit e këtij fshati.

"-Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “Apollonia”, në lokalin e shtetasit Sh. B., shtetasi B. V., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular me të cilin  dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 30 vjeç, banues në Patos për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. B., banues në Fier, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

-Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim O. M., 16 vjeç, banues në Drizë, Fier pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasin A. G., 56 vjeç, banues në Lushnjë.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. M., 63 vjeç, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin J. H., duke shkaktuar dëme materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit E. L., 67 vjeç, banues në Fier (ish-regjistrues në ZRVPP Fier) dhe D. F., 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke në fshatin Bishan, ku më parë ndodhej fusha e sportit e këtij fshati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat...

07:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI