Flash

Trasportonte 9 sirianë drejt vendeve të BE, prangoset 57 vjeçari në Gramsh

Lapsi.al 11 November 2021
Trasportonte 9 sirianë drejt vendeve të BE, prangoset 57

Policia e Gramshit ka goditur një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Në pranga është vendosur 57-vjeçari F. L., i cili po transportonte me autobus 9 emigrantë sirianë drejt Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

"Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek.

Transportonte me autobus, 9 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një autobus po transportoheshin 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kanë organizuar punën duke ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Si rezultat i kontrollit, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin autobus që drejtohej nga shtetas F. L.

Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas po transportonte me autobus, në drejtim të Tiranës, 9 shtetas nga Siria, kundrejt fitimit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 57 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI