Flash

Squid Game seriali i preferuar i Kim Jong Un

Lapsi.al 11 November 2021
Squid Game seriali i preferuar i Kim Jong Un

Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore.

Seriali i famshëm i Netflix, i cili do të ketë edhe një sezon të dytë, tregon sesi disa koreano-jugorë të mbushur me borxhe luajnë lojërat e preferuara të fëmijërisë për të fituar një çmim të madh që do t’i nxjerrë nga bataku ku kanë rënë, por nëse humbasin lojën, humbasin edhe jetën.

“Kimit i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë”, tha për “New York Post” Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut. “Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. “Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë”.

Diktatori koreano-verior, gjyshi i të cilit krijoi shtetin e ri pas Luftës së Koresë, gjithmonë akuzon Jugun për stilin dekadent të jetesës, të kopjuar nga Perëndimi. Edhe pse ai dhe familja e tij janë parë shpesh të konsumojnë produkte luksoze, Kim prezantohet si nacionalist dhe ruajtës i traditave koreane.

Në maj, u raportua se ai ndaloi veshjen e xhinseve të ngushta dhe mbajtjen e flokëve me model bishtpëllumb, për të mbajtur larg mëkatet e kapitalizmit.

Media shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur “Squid Game” si shembull të natyrës kafshërore të shoqërisë kapitaliste të Koresë së Jugut, ku njeriu është asgjësuar nga konkurrenca e tejskajshme.

Të këshilluara

Billie Eilish, topless per projektin e ri (FOTO)

Cdo ditë e më shumë këngëtarja Billie Eilish është në qendër të vëmendjes për çdo veprim të sajin. Këtë herë ka qenë parfumi i saj që ka arritur të finalizohet ...

17:10

Konfirmohet sezoni i dytë i Squid Game

Krijuesi i serialit “Squid Game” në Netflix ka konfirmuar se do të ketë një sezon të dytë. Regjisori dhe shkrimtari Hëang Dong-hyuk tha se nuk kishte zgjedhj...

14:49

Trendi më in i këpucëve

Një stil i papritur i këpucëve po fiton një terren të fortë. Ekspertë të modës thonë se është një nga tendencat e ardhshme më të mëdha të këtij sezoni. Karri...

13:53

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI