Flash

Pandemia më 2020 falimentoi 1500 biznese, numri i të punësuarve ra me 5,2%

Lapsi.al 11 November 2021
Pandemia më 2020 falimentoi 1500 biznese, numri i të punësuarve

Pandemia Covid-19 e cila nisi si një krizë shëndetësore e ndikoi negativisht ekonominë të gjitha drejtimet dhe sidomos punësimit, shitjet dhe ecurinë e bizneseve.

INSTAT raportoi sot nëpërmjet Anketës Paraprake Strukturore të ndërmarrjeve se gjatë vitit 2020 kanë falimentuar mbi 1500 biznese, teksa numri i përgjithshëm i bizneseve në vend ra me 1.5% dhe numri i të punësuarve ra gjithashtu me 5.2%.

Gjatë vitit të kaluar, ndërmarrjet në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.147 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rënie me 5,1 %, krahasuar me vitin 2019.

Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, kontributin më të madh në rënien prej 5,1 % të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me -3,1 pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me -2,0 pikë përqindje.

Gjatë vitit 2020, sektori i tregtisë zuri peshën më të lartë të shitjeve neto me 48,0 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 12,0 %. Sektorët me peshën më të vogël ishin sektori i industrisë nxjerrëse (2,3 %) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5 %).

Në uljen e numrit të ndërmarrjeve aktive, prodhuesit e shërbimeve kontribuuan negativisht me 0,8 pikë përqindje dhe prodhuesit e të mirave me 0,7 pikë përqindje.

Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve ishte tregtia (39,6 %) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (23,8 %) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (16,4 %).

Gjatë 2020, sektori i i energjisë elektrike dhe ujit pati numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive të cilat zunë 0,6 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

Në rënien prej 5,2 % të punësimit, prodhuesit e shërbimeve dhanë kontributin më të madh me -3,8 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kontribuuan me -1,4 pikë përqindje. Sektorët me peshën më të lartë të punësimit për vitin 2020 ishin sektori i tregtisë me 25,5 % të punësimit dhe sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.) me 20,5 %, të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese me 19,8 % të të punësuarve gjithsej.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, në vitin 2020, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 1,3 % të ndërmarrjeve aktive kanë dhënë kontributin kryesor në ekonomi duke realizuar 40,8 % të të punësuarve gjithsej dhe 46,2 % të shitjeve neto.

Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë kontributin më të madh të shitjeve neto me +0,3 pikë përqindje, ndërsa ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kontribuuan negativisht me 3,0 pikë përqindje në ndryshimin vjetor gjithsej të shitjeve neto.

Në prodhuesit e të mirave, numri i ndërmarrje ka pësuar rënie me 5,3 %, krahasuar me vitin 2019, numri i të punësuarve ka rënë me 3,9 % dhe shitjet neto kanë rënë me 6,1 %. Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar zunë 5,7 % të ndërmarrjeve prodhuese të të mirave. Numri i të punësuarve në këtë grup ishte 62,0 % ndërsa shitjet neto të realizuara ishin 63,6 %. Ndërmarrjet në grupin me 1-4 të punësuar përfaqësuan 64,2 % të ndërmarrjeve të prodhuesve të të mirave dhe punësuan 8,4 % të të punësuarve. Ky grup ndërmarrjesh realizoi 8,1 % të shitjeve neto.

Në prodhuesit e shërbimeve, numri i ndërmarrjeve ka pësuar rënie me 0,9 %, krahasuar me vitin 2019, numri i të punësuarve ka shënuar rënie me 6.0 % dhe shitjet neto kanë rënë me 4,7 %. Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përbënë 0,7 % të ndërmarrjeve aktive në prodhuesit e shërbimeve dhe realizuan 37,9 % të shitjeve neto. Ndërmarrjet në grupin me 1-4 të punësuar përfaqësuan 88,9 % të ndërmarrjeve aktive dhe punësuan 38,7 % të të punësuarve të prodhuesve të shërbimeve. Ky grup ndërmarrjesh realizoi 16,8 % të shitjeve neto./Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI