Flash

Gjirokastër/ Dyshohet se futi një sasi medikamentesh kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 65-vjeçari

Lapsi.al 11 November 2021
Gjirokastër/ Dyshohet se futi një sasi medikamentesh kontrabandë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 65-vjeçar pasi dyshohet se ka futur në Shqipëri një sasi medikamentesh kontrabandë.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia ka parë fillimisht tre qese, të cilat i kanë tërhequr vëmendjen efektivëve duke bërë që të shikonin çfarë kishte brenda tyre.

Pas verifikimit fizik, u konstatua se 65-vjeçari nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm që shoqëronte ilaçet duke bërë arestimin në vend të tij.

Vlera e ilaçeve kontrabandë sipas policisë është rreth 500 euro.

"Specialistët e Seksioni të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Y. H., 65 vjeç, banues në Goranxi, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  në afërsi të fshatit Sofratik, nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur tre qese plastike me medikamente mjekësore.

Shtetasi i mësipërm u procedua pasi dyshohet se këto medikamente mjekësore i ka futur kontrabandë në Republikën e Shqipërisë nga Dega Doganore Kakavije, vlera totale e të cilave shkon rreth 500 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasit Y. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI