Flash

Dua Lipa kërkesë presidentes së KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lapsi.al 11 November 2021
Dua Lipa kërkesë presidentes së KE-së për liberalizimin

Dua Lipa nuk është vetëm një muzikante super e suksesshme, por së fundi ka treguar se është edhe një diplomate mjaft e zonja. Teksa pranoi Çmimin Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, Dua ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, në prani të presidents të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Këngëtarja e hiti “New rules”, ka thënë se të gjitha kriteret janë përmbushur dhe KE e ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.

Pas fjalimit të saj mbreslënës, Dua ftoi në skenë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës iu drejtua me superlative.

“Me këtë vizion në mendje – faleminderit. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani”, tha Dua Lipa.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI