Flash

Basha reagon pas dorëzimit të firmave nga Berisha: Boll harxhove kohën

Lapsi.al 11 November 2021
Basha reagon pas dorëzimit të firmave nga Berisha: Boll harxhove

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se Sali Berisha nuk i ka mbledhur firmat për të vënë në lëvizje mekanizmat e Kuvendit. Kreu i PD i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi dita e djeshme tregoi se ai nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Basha përsëriti deklaratat e tij se beteja e Berishës nuk ka për qëllim rikthimin e PD në pushtet, por vetëm interesa të tij personale.

“Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kreu i PD-së, e njeh shumë mirë statutin dhe i njeh shumë mirë rregullat e partisë. E di shumë mirë se si vihen në lëvizje mekanizmat e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që u ka bërë dje demokratëve. Nëse do t’i kishte mbledhur firmat, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit, në mënyrë që të nisnim procedurën statutore. Por, nuk e ka bërë këtë gjë pasi e gjitha ka qenë një blof. Atë që e nisi si betejë për demokratizimin e PD-së, përfundoi si betejë për hallet e tij personale”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI