Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga Yuri Kim
Ky vendim që ka ngjallur habinë dhe përçmimin edhe të diplomatëve europianë, që është shndërruar në objekt tallje për ata që e shohin korrupsionin vetëm tek një lider i dalë në pension, ndërkohë që pozojnë çdo ditë me të tjerët që kanë vjedhur para publike, duke fallcifikuar dokumenta të shtetit amerikan, i ka futur në ngërç diplomatët e SHBA në Tiranë. Duket sikur ata vazhdojnë të gabojnë në vijimsi, në një përpjekje sizifiane për të korrigjuar gabimin fillestar. Dhe më e keqja është se sa më shumë tentojnë, aq më shumë dështojnë. Prova është se falë tyre dhe për të keqen e pjesës më të madhe të shqiptarëve, sa më tepër që ata po e luftojnë Berishën aq më shumë po rritet ai brenda PD-së. ©Lapsi.al