Flash

U kap me doza droge në Sarandë, i riu nga Tirana kërkon lirinë

Lapsi.al 10 November 2021
U kap me doza droge në Sarandë, i riu nga Tirana kërkon

Një i ri nga Tirana, për te cilin Prokuroria e Sarandës ka dyshime se është shpërndarës droge, kërkon lirinë nga qelia 4 muaj pas arrestimit. Marjo Tarja, u arrestua më datë 17 korrik të këtij viti, rreth orës 00:00, bazuar në Raportin e Shërbimit të kësaj date të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët kanë qenë të planizuar në shërbim në qendër të Njësisë Administrative Ksamil. Ata kanë konstatuar automjetin me targa AA622YT, tip “Wolkswagen”, me drejtues Tarjan, i cili po kryente lëvizje të dyshimta. Nga ana e oficerëve të policisë u organizua puna për verifikimin e situatës duke u kryer kështu kontrolli i dokumentacionit të drejtuesit të mjetit si dhe i automjetit. Nga kontrolli në fjalë u konstatuan, në portofolin e drejtuesit të mjetit, dy paketime me ambalazh plastik me në brendësi lëndë narkotike “kokaine”. Në ambientet e komisariatit, droga është peshuar dhe ka rezultuar 0,65 grame.

Por edhe pse sasia ka qenë e vogël, policia ka ngritur dyshimet se Tarja do të shpërndante drogë në Ksamil. Shkak është bere edhe nje tjeter fakt. Pasi u arrestua, policia zbuloi se ai ishte edhe person ne kërkim. Nga këqyrja e sistemit Tims, rezultoi se më datë 14.10.2020, nga kontrolli që i është ushtruar banesës së personit nën hetim, ndodhur në Rrugen “Gjergj Araniti”, Tiranë, i janë gjetur 90 paketime me qese plastike të dyshuara “kokainë”. Rezulton gjithashtu se, për këtë vepër, ishte nxjerre akti “Urdhër Ndalimi”, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në deklarimet e tij si person nën hetim, Marjo Tarja, shpjegoi atëherë se është përdorues i lëndëve narkotike dhe një ditë para konstatimit të bërë nga ana e patrullës policore, është nisur nga Tirana për të punuar në Ksamil me “motorë deti. Ndërkaq ai sqaroi se lëndën e ka blerë në dalje të Tiranës, pa shprehur te dhëna identifikuese për personin konkret. Ai sqaroi gjithashtu se nuk është përdorues i rregullt i kokainës, pasi herën e fundit që e ka konsumuar ka qenë rreth gjashtë muaj para se te arrestohej. Në vijim ai shtoi se është i dënuar më parë për të njëjtën vepër, dhe ndaj tij është aplikuar dënimi alternativ.

Gjatë hetimit gjithashtu është administruar edhe akti i ekspertimit toksilogjik, nga i cili rezulton se i dyshuari nuk është përdorues i lëndës narkotike, çka mund t’i lehtësonte pozitat.

Ne Gjykaten e Sarandes ne 8 nëntor është regjistruar kërkesa e Marjo Tarjas për një mase me te lehte sigurimi se ajo “Arrest ne burg” ku ndodhet aktualisht.

Seanca për vlerësimin e kësaj kërkese është lenë ne 12 nëntor dhe do te shqyrtohet nga Alban Vecani. I njëjti gjyqtar i refuzoi të riut nga Tirana një tjetër kërkesë lirimi më 14 shtator të këtij viti.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI