Flash

Po transportonin dy sirianë me një makinë, arrestohen dy persona në Mamurras

Lapsi.al 10 November 2021
Po transportonin dy sirianë me një makinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në Mamurras pasi janë kapur duke transportuar dy sirianë kundrejt fitimit me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Në pranga janë vënë K. Ll., 39 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe P. M., 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar për trafikim të paligjshëm të emigrantëve të huaj.

“Të shpallur në kërkim më parë për vjedhje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për disa vepra penale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kontrollin e automjeteve, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që trafikojnë lëndë narkotike apo transportojnë emigrantë të paligjshëm, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë kontrolleve, kanë bllokuar një automjet me të cilin 2 shtetas po transportonin 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. Ll., 39 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe P. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 shtetas sirian, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se shtetasi K. Ll. ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, më datë 08.11.2021, për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa shtetasi P. M. ishte i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, më datë 13.09.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” . Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI