Flash

Pa patentë dhe me kanabis në makinë, e pëson i riu në Lezhë

Lapsi.al 10 November 2021
Pa patentë dhe me kanabis në makinë, e pëson i riu në

Një i ri është arrestuar në Lezhë pasi po lëvizte me makinë pa patentë. Gjatë kontrolleve nga policia, në makinë 21 vjeçarit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

“Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte doza me lëndë narkotike, Policia vë në pranga 21-vjeçarin. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, në qytet Laç, kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. L., i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi se e drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 21 vjeç, banues në Kurbin“, thotë policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt “.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI