Flash

Falsifikuan testin Covid-19 për të kaluar në BE, arrestohen 5 persona ndërsa 3 të tjerë shpallen në kërkim

Lapsi.al 10 November 2021
Falsifikuan testin Covid-19 për të kaluar në BE, arrestohen 5

Pesë persona janë arrestuar nga policia ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e falsifikimit të testeve COVID-19 për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Të arrestuar për veprat penale dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumenteve; B. Gj. 54 vjeç, M. S. 40 vjeçe, I. K. 24 vjeç, K. P. 23 vjeç dhe B. K. 36 vjeç. Policia po ashtu njofton se janë shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit: I. D. 40 vjeç, O. Sh. 38 vjeç dhe A. E. 23 vjeç. Këto persona janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj, në pikën kufitare të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë të falsifikuara me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërkohë shtetasit: B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Shtetasi B. K ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI