Flash

Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen 'Tahiri' në apel, evidentohen shkelje procedurale

Lapsi.al 9 November 2021
Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Gjykatës, vendimi i GJKKO-së është marrë në zbatim të gabuar dhe shkelje të rënda të rregullave proceduriale, që kanë cenuar procesin e rregullt ligjor dhe kanë rëndësi thelbësore për njehsimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore. Sipas Gjykatës së Lartë gjyqtarja Albana Boksi, pjesë e trupit gjykues në procesin ndaj ish-ministrit, ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim. Vetë gjyqtarja Albana Boksi e ka vlerësuar se ka pengesë ligjore për shqyrtimin e çështjes dhe më pas ka paraqitur kërkesën për të hequr dorë, por kjo kërkesë është refuzuar.

Gjykata, po ashtu, thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Sipas saj, gjykata gaboi pasi nuk i dha mundësinë Tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndonëse sipas ligjit mund të bëjë rikualifikim ndryshe të veprës penale, por duke i dhënë mundësinë të pandehurit të paraqesë argumentet e tij.

Me vendimin e marrë, Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI