Flash

Rama jep prioritet: Lufta kundër krimit, siguria rrugore, krimet mjedisore dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve

Lapsi.al 9 November 2021
Rama jep prioritet: Lufta kundër krimit, siguria rrugore, krimet mjedisore

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka thënë që lufta kundër krimit do të jetë 'prioritet' mbi prioritete në këtë mandat të tretë qeverisës.  Ndër të tjera ai ka renditur sigurinë e qarkullimit rrugor dhe krimin mjedisor, për të cilin tha se nuk do të ketë tolerancë. Rama tha se ndëshkimi për të gjithë ata që ndotin mjedisin, apo e shkatërrojnë atë, nuk duhet të mbetet në nivelin e gjobave. Kryeministri ka renditur rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë.

“ Lufta kundër krimit është prioritet i prioriteteve dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ndihet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç për shembull ka pasur operacioni Forca e Ligjit, apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor tek lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, më shumë vëmendje dhe të krijohen kushte për të arritur të njëjtat rezultate si në pjesën tjetër që ka të bëjë me luftën kundër krimit.  Ngritja në një nivel sigurie më të lartë e gjithë qarkullimit rrugor të RSH. Paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territor, jo vetëm në aspektin e veprimtarisë kriminale apo shkeljeve të ligjit që kanë të bëjnë me cenimin e personit, por edhe ato që kanë të bëjnë me territorin, trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që zoti e ka bërë për të qenë parajsë për ata që e jetojnë dhe dora e robit e ka kthyer në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme që para syve të policisë së shtetit të ndodhin krime në mjedis dhe efikasiteti më i lartë të jetë në formën e gjobave në fshatra të thellë që hedhin një avlli dhe të mos jetë me tolerancë zero për ata që mbushin detin dhe hedhin beton në plazh. Prioritet tjetër është rritja e standarteve në funksion të qytetarëve, në funksion të tyre ne kemi hartuar një buxhet dhe për shkak të ngushtimeve nga kushtet që jemi, është një buxhet që do të rrisë mundësitë për ministrinë e brendshme dhe policinë e shtetit për të investuar më tutje dhe motivuar trupat" tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI