Flash

Në Kosovë mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe të huajt

Lapsi.al 9 November 2021
Në Kosovë mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe

Në Kosovë do të mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe shtetasit e huaj, bëri të ditur më 9 nëntor Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Vaksinimi edhe i qytetarëve jo-kosovarë bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë periudhë të fundvitit kur ka edhe fluks më të madh të ardhjeve të qytetarëve nga vende të ndryshme në Kosovë dhe kur institucionet kosovare kanë mundësi që të ofrojnë vaksina për të gjithë qytetarët në Kosovë, të moshës mbi 12 vjeç, pa marrë parasysh se a janë shtetas të Republikës së Kosovës apo jo”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Fushata e vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Të drejtë vaksinimi kanë personat mbi 12 vjeç, ndërkaq që prej fillimit të nëntorit qytetarët mund të vaksinohen pa bërë termin paraprakisht në platformën e-Kosova. Deri më tani, sipas të dhënave të MSH-së, janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinës. Me dy doza të vaksinës janë imunizuar mbi 739 mijë qytetarë, ndërkaq dozën e parë e kanë marrë mbi 841 mijë persona. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës./ REL

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI