Flash

Missy Elliot nderohet me një yll në "Walk of Fame"

Lapsi.al 9 November 2021
Missy Elliot nderohet me një yll në "Walk of Fame"

Këngëtarja Missy Elliot është nderuar së fundmi me një yll në 'Walk of Fame' në Hollywood.

Gjatë fjalimit, ajo u shpreh e lumtur që iu plotësua ëndrra dhe falenderoji të gjithë personat që e kanë nidhmuar në karrierën e saj."Kam ardhur në Los Angeles para 20 vjetëve dhe më kujtohet se ecja në këtë rrugë të mbushur me yje dhe e imagjinoja që një ditë ta shihja edhe emrin tim këtu. Është bekim të kesh ëndrra të mëdha dhe ambicie në jetë, dhe më në fund kjo gjë ndodhi. Unë po qëndroj mbi yllin me emrin tim. Dua t’ia dedikoj këtë arritje artisteve dhe motrave të mia të hip-hopit. Dua t’iu them të gjithave që ju dua shumë. Atyre që tani po depërtojnë në këtë industri dhe atyre që do të vijnë në të ardhmen. Por, mbi të gjitha dua t’i nderojë legjendat e këtij zhanri muzikor, si Queen Latifah, Monie Love, Sha-Rock, Angie Stone, Roxanne Shanté, Yo-Yo, MC Lyte dhe Salt-N-Pepa. E di që mund t’i kem harruar disa emra, por të gjitha këto artiste kanë depërtuar në Hip-Hop para meje duke na i hapur dyert të gjithave. Ne qëndrojmë mbi themelet tuaja. Ju vrapuat në mënyrë që ne të mund të ecnim në këtë industri të dominuar nga burrat. Ju luftuat për atë që besonit në mënyrë që ne të ishim rehat në pozicionet tona. Prandaj dua t’iu falënderoj për këtë moment”, deklaroi Elliott.Këngëtarja ishte e shoqëruar nga menaxherja e saj dhe dy këngëtaret Ciara dhe Lizzo të cilat po ashtu mbajtën fjalime në nder të reperes.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI