Flash

Kim Kardashian reagon për herë të parë pas tragjedisë në koncertin e Travis Scott

Lapsi.al 9 November 2021
Kim Kardashian reagon për herë të parë pas tragjedisë

Kim Kardashian ka reaguar së fundmi ndaj incidentit të ndodhur në Festivalin 'Astroworld'.

Përmes rrjetit social,Twitter, Kim i ka dalur në mbrojtje reperit Travis Scott duke treguar se ai kujdeset shumë për fansat e tij.“Absolutisht zemërthyer për jetët që humbën dhe këdo që u lëndua në Astroworld. Ashtu si të gjithë ju, edhe familja jonë është e tronditur nga tragjedia.Ne po i mbajmë të gjitha viktimat, familjet dhe të dashurit e prekur në lutjet tona për shërim – si dhe Travis, i cili e dimë se kujdeset aq shumë për fansat e tij dhe është me të vërtetë i shkatërruar”, u shpreh Kardashian.Scott është paditur së bashku me Drake për ‘nxitje kaosi’ në ngjarjen në Hjuston ku u vranë tetë persona.Familjarët e viktimave po kërkojnë që reperi të shpallet përgjegjës për tragjedinë pasi ai vazhdoi të performojë deri në 30 minuta ndërsa njerëzit u vranë dhe fansat brohorisnin “ndalo shfaqjen”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI