Flash

Habit aktorja e njohur: Kam fantazma në shtëpi

Lapsi.al 9 November 2021
Habit aktorja e njohur: Kam fantazma në shtëpi

Aktorja e njohur Salma Hayek, ka zbuluar së fundmi se ka fantazma në shtëpinë e saj.

Gjatë një interviste në "The Ellen Show, aktorja rrëfeu se disa gjëra misterioze filluan të ndodhnin në shtëpi dhe stafi i saj për pak sa nuk la punën sepse shtëpia në Londër është e mbushur me fantazma. "Ishte diçka shumë e keqe. Mendoj se nuk është më, por jo si më parë patjetër. Gjërat u bënë aq keq në një moment, saqë disa nga stafi po kërcënonin se do ta linin punën nëse unë nuk bëja asgjë për këtë. Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua", u shpreh Salma.

Më pas ajo tregoi se dhe  vajza e saj, Valentina, i kishte parë,prandaj ajo vendosi të thërriste dikë që mund t’u kërkonte fantazmave të largoheshin. "Unë i thashë bashkëshortit se do të sjell dikë që mund ta kuptojë nësë diçka nuk shkon. Nëse nuk është e vërtetë, të paktën ata mund të mendojnë psikologjikisht se ka marrë fund. Kështu që ai erdhi dhe fillon të kalojë nëpër shtëpi dhe tha se këtu është një grua e vjetër dhe një fëmijë. Të gjithë janë të tmerruar sepse ai gjeti 20 fantazma. E ndërsa arriti me sukses të hiqte qafe shumicën e fantazmave, kishte disa që thjesht nuk donin të largoheshin, një prej të cilëve kishte të bënte veçanërisht me Valentinën. Prandaj, ka ende disa të ftuar të padëshiruar, por të mbajmë gishtat e  kryqëzuar që më pas të vijnë vetëm gjëra të mira".

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI