Flash

Bllokohen certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, Greqia krijon regjistrin e posaçëm

Lapsi.al 9 November 2021
Bllokohen certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, Greqia krijon

Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Dëshmitë e para tepër shqetësuese, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por nga mjaft vizitorë të vendit nga shtete jo-anëtare të BE-së, kanë arritur tashmë tek autoritetet greke. Për çështjen është pozicionuar dje në mbrëmje zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kompetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas.

Duket se në Greqi njihen vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara në BE, kështu që shtetasit shqiptarë me vaksinën kineze nuk konsiderohen të vaksinuar në Greqi.

Përveç kësaj, po brenda këtyre ditëve është zbuluar një rrjet certifikatash false nga Bullgaria, e konsideruar si një nga arsyet e fluksit të madh të të infektuarve. Situata e shkaktuar nga certifikatat false të vaksinave si Pfizer e Moderna është tepër dramatike, sidomos në Selanik e Greqinë Veriore, ku muajin e fundit rastet e evidentuara janë me qindra.

Ndërkohë që Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme tw botës. Me sa duket nw sistemin e BE-së ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria. Për këtë arsye, akoma edhe vizitorët shqiptarëve të vaksinuar me Pfizer, ka shumë mundësi të mos iu njihet kodi gjatë kontrollit të autoriteteve greke.

Jeorgantas ka deklaruar se brenda kësaj jave, me procedurë urgjente do të paraqitet reformë ligjore dhe vendim i posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Qeverisjes Dixhitale greke për dy sisteme të reja regjistrimi elektronik, një për certifikatat e vaksinimit jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, e një i dytë për sa vizitorë vendosin të marrin dozën e tretë (dozën kujtesë) të vaksinës në Greqi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI