Flash

Rikthehet së shpejti 'Harry Potter'

Lapsi.al 8 November 2021
Rikthehet së shpejti 'Harry Potter'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorët e 'Harry Potter' do të ribashkohen sërish.

Sipas mediave, Daniel Radcliffe (Harry), Rupert Grint (Ron Weasley),  dhe Emma Watson (Hermione Granger), supozohet se do të rikrijojnë disa nga skenat e serialit që përfshijnë hipjen në Hogwarts Express në platformën nëntë dhe tre të katërtat si dhe The Yule Ball. Gjithashtu një burim ka treguar për "The Sun" se aktorëve iu ofrua një shumë e madhe për projektin, i cili është mbajtur i fshehtë.“Do të ishte e mahnitshme nëse do ta arrinin këtë gjë dhe do t’i kishin ofruar para të mëdha aktorëve për t’u ribashkuar. Shumë nga aktorët kanë vazhduar përpara, por filmat i çuan ata drejt suksesit. Të gjithë ata kanë shumë kujtime të bukura nga koha e xhirimeve së bashku. Të gjithë shpresojnë se kjo do të ndodhë”, u shpreh burimi.Seriali u shfaq premierë me “Harry Potter And The Philosopher’s Stone” në vitin 2001 dhe përfundoi në vitin 2011 me “Harry Potter And The Deathly Halloës” – Pjesa 2.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI