Flash

Reagon Travis Scott pas tragjedisë në koncertin 'Astroworld'

Lapsi.al 8 November 2021
Reagon Travis Scott pas tragjedisë në koncertin 'Astroworld'
Kylie Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe Travis Scott, mori pjesë në festivalin Astroworld, në të cilin u vranë tetë persona. Ajo ndau disa postime në Instagram, të vajzës së saj trevjeçare, Stormi, e cila shikonte të atin, Travis Scott duke performuar. "Të gjithë janë të tronditur dhe të mërzitur," tha një burim i brendshëm për People, të shtunën. Kylie dhe Kendall ishin në publik, por nuk janë lënduar”. Shefi i Zjarrfikësve të Houston, Sam Peña konfirmoi tetë njerëz ishin vrarë, ndërsa turma prej 50,000 të pranishmëve nxitoi në skenë për të parë reperin. Scott ka lëshuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të prekurve nga incidenti: "Unë jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që janë prekur nga ajo që ndodhi në Festivalin Astroworld. Houston PD ka mbështetjen time të plotë pasi ata vazhdojnë të shqyrtojnë humbjet tragjike. Unë jam i përkushtuar të punoj së bashku me komunitetin e Hjustonit për të shëruar dhe mbështetur familjet në nevojë. Ju dua të gjithëve."

Të këshilluara

Rikthehet së shpejti 'Harry Potter'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorët e 'Harry Potter' do të ribashkohen sërish. Sipas mediave, Daniel Radcliffe (Harry), Rupert Grint (Ron Weas...

11:50

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI