Flash

Publikohen detaje të tjera tronditëse për koncertin e Travis Scott

Lapsi.al 8 November 2021
Publikohen detaje të tjera tronditëse për koncertin e Travis

Pamje të tjera tronditëse janë publikuar nga festivali Astroëorld i Travis Scott, ku tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Një grua që po merrej me barelë, është hedhur në tokë nga policia duke u përpjekur të evakuonte viktimat nga shfaqja, ndërsa fansat luteshin që të mdalonte performanca ndërsa numri i të vdekurve filloi të rritej.

Videoja tregon gruan e paidentifikuar, e cila duket e pavetëdijshme, duke rënë nga barela dhe duke u ulur në kokën e saj, ndërsa njerëzit nxituan për të ndihmuar të plagosurit.

Ndërkohë, një video tjetër tregon fansat që i luten grupit të skenës që të ndalojë performancën e Scott, duke bërtitur: “Është dikush i vdekur atje. Është dikush i vdekur.”

Anëtarët e stafit u shfaqën apatikë dhe injoruan fansat në videon e postuar në TikTok, e cila tregon një kameraman që vazhdon të përdorë pajisjet e tij ndërsa fansat i luten që ta ndihmojë.

“Ndalo shfaqjen”, bërtiti një tjetër fanse.

Videoja që qarkullon në Tëitter tregon fansat duke i lutur reperit të ndalojë së performuari dhe duke bëritur ‘ndalo shfaqjen’ teksa pjesëmarrësit e koncertit po rrëzoheshin dhe shtypeshin nga të pranishmit e tjerë.

“Fansat po regjistronin koncertin dhe njerëzit që bënin CPR. Ata po bërtisnin në grupin e skenës përreth nesh, duke thënë ndaloni koncertin, njerëzit po vdesin. Askush nuk dëgjoi”, tha për Rolling Stone infermierja e ICU dhe pjesëmarrësja e koncertit Madeline Eskins.

Të këshilluara

Rikthehet së shpejti 'Harry Potter'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorët e 'Harry Potter' do të ribashkohen sërish. Sipas mediave, Daniel Radcliffe (Harry), Rupert Grint (Ron Weas...

11:50

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI