Flash

Donald Trump akuzon Alec Baldwin: E ka vrarë qëllimisht kineasten

Lapsi.al 8 November 2021
Donald Trump akuzon Alec Baldwin: E ka vrarë qëllimisht kineasten

Ish presidenti i Amerikës Donald Trump ka folur së fundmi për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins.

Në një intervistë për 'Saturday Night Live', Trump ka hedhur dyshimet se vrasja ka qenë e qëllimshme pasi Alec Baldwin është një person problematik dhe mund të ketë pasur përplásje me kineasten.“Kush do të merrte një armë, do t’ia drejtonte një kineasteje dhe do të tërhiqte këmbëzën? Ndoshta e ka bërë me qëllim. Nëse do të më jepnin një armë, unë kurrë nuk do t’ia kisha drejtuar dikujt dhe ta qëlloja atë. Pra, ka diçka që nuk shkon me të. Ai është me probleme. Ai është një djalë i trazuar. E kam vënë re prej vitesh. Ai grindet me grushte me gazetarët. Shikoni, edhe mua nuk më pëlqejnë gazetarët. Disa më pëlqejnë, disa janë të shkëlqyeshëm, disa janë të talentuar, por nuk ke pse përfshihesh në sherr me grushte. Dua të them, në gjithçka që ai bën, ai është një djalë i paqëndrueshëm.,u shpreh ish presidenti.Gjithashtu ai tregoi se  se mendonte se ishte e çuditshme që arma i është drejtuar Hutchins dhe jo një aktoreje që ishte pjesë e xhirimeve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI