Flash

Belind Këlliçi: Bashës ia ofrova dorëheqjen një muaj më parë, nuk e pranoi

Lapsi.al 8 November 2021
Belind Këlliçi: Bashës ia ofrova dorëheqjen një muaj

Pas vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u mbajtur zgjedhje për Forumin Rinor të kësaj partie ka reaguar deputeti dhe kryetari në detyrë i FRPD-së, Belind Këlliçi për televizionin “Abc”. Këlliçi ka treguar se një muaj më parë i ka dorëzuar dorëheqjen kreut të PD, Lulzim Bashës, por që ky i fundit nuk e ka pranuar.

“Dorëheqjen ia kam ofruar kryetarit të partisë para një muaji e gjysmë, në zyrën e tij dhe nuk e ka pranuar. Unë nuk e kam problem, dal e jap deri nesër dorëheqjen. Kur ndodhi peticioni i të rinjve e kam dorëzuar në tavolinë”, tha ai.

Ndër të tjera Këlliçi, tha se zgjedhjet ishin shtyrë për këtë shtator, për shkak se një vit më parë nuk u arrit organizimi i tyre, si pasojë e pandemisë e cila ndalonte grumbullimet.

“Në 2020 nuk mund të bënim zgjedhje fair për shkak se ishte kohë pandemie dhe ndaloheshin grumbullimet. E kemi diskutuar dhe kishim gjykuar që në shtator të këtij viti unë të paraqisja dorëheqjen dhe sekretari i forumit rinor të ndiqte zgjedhjet në çdo strukturë. Do ta shihni dhe në ditët në vijim. Unë e kam mbyllur ciklin tim në forumin rinor. E kam dhënë kontributin tim. Jemi të gjithë jashtë mandatit. Por ka një problem. Në këtë moment e gjetëm të bëjmë zgjedhje. Në një komision ku nuk është sekretari. Basha nuk i bën dot zgjedhjet ashtu si do sepse ne kemi statut. Ka një problem shumë të madh. Forumi rinor nuk është një grup njerëzish. Unë e kam ofruar dorëheqjen time për shkak të një krize një muaj më parë. Do kemi aksionin tonë në ditët në vijim. Nuk ka shans të hyj në këtë situatë për të mbajtur karrigen e forumit rinor. Vendimi i Bashës është kontestuar 100%”, deklaroi ai.

Ndërsa foli edhe për pjesëmarrjen e tij në “Foltoren” e Berishës, ditën e djeshme në Tiranë, Këlliçi tha se e kishte marrë vendimin pasi ka marrë ftesë nga të rinjtë e forumit rinor që kanë ndjekur 13 “Foltoret” në rrethe.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI