Flash

U përfshi në plagosjen e të riut në ish-Bllok, arrestohet 35-vjeçari

Lapsi.al 7 November 2021
U përfshi në plagosjen e të riut në ish-Bllok, arrestohet

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, në lidhje me plagosjen mbrëmë në ish-Bllok. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Renis Selimaj. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e Ç Shkurtit, 32 vjeç.

Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes. 35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje. Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç (i arrestuar mbrëmjen e djeshme) dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Regjisori i njohur Vladimir Kasaj ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Kasa...

08:50

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI