Flash

Zhdukja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, gjendet një xhup i gjakosur dhe një trup pajetë në Dajt

Lapsi.al 6 November 2021
Zhdukja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, gjendet një xhup i gjakosur dhe

Një trup i pajetë i gjetur në Malin e Dajtit dyshohet se i përket biznesmenit të denoncuar të zhdukur, Ruzhdi Hoxha. Viktima është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi. Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku. Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. 43 vjeçari është baba i dy fëmijëve. Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij ka denoncuar në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa. Pas denoncimit, një grup oficerësh kanë zbuluar personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë 43 vjeçarin Hoxha. Njëri prej tyre rezultoi të ishte bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.

Rrushi, i cili ka përfunduar në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për trafik droge, thotë se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e treshit në Tiranë dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Një nga pistat ku po hetohet për vrasjen e biznesmenit janë borxhet e Hoxhës, pasi biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti dhe ai ishte zhytur në borxhe.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI