Flash

Whatsapp do të funksionojë dhe pa internet, njihuni me ndryshimet e reja

Lapsi.al 6 November 2021
Whatsapp do të funksionojë dhe pa internet, njihuni me ndryshimet e

WhatsApp po teston veçori të reja çdo ditë për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Funksioni i fundit që po shtohet është aftësia për të lidhur pajisjet e tjera pa pasur nevojë që telefoni juaj të jetë online. Me fjalë të tjera, përdoruesit e Android dhe iOS do të jenë në gjendje të përdorin funksionin e WhatsApp Web, pa përdorur internetin në telefon. Më parë, përdoruesit mund të lidhnin telefonat me desktopët e tyre, por duhej t'i mbanin telefonat online.

Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është në fazën beta. Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin Linked Devices në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet. Pas lidhjes së re, do të mund ta përdorni si më parë. Pra nuk do të kërkohet smartfoni juaj për t'u identifikuar dhe nuk do t'ju duhet ta mbani telefonin pranë laptopit. Pajisjet e lidhura do të mund të marrin dhe dërgojnë mesazhe deri në 14 ditë nëse nuk bëni “log out” manualisht.

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri. Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur. Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore. Mund ta lidhni vetëm telefonin kryesor me laptopin. Megjithatë, kjo ndodh vetëm me iOS, pasi përdoruesit e Android mund të lidhin pajisjet e tyre me telefona dytësorë.

Të këshilluara

Çizmet më in të momentit

Sezoni i çizmeve mbërriti! Me siguri jeni kurioze të dini se cilat janë tendencat e vjeshtës së këtij viti. Nga çizmet tradicionale deri te gjuri, deri te çizme...

15:03

Për çfarë arsyesh vajzat rikthehen me ish-at

Shumë prej nesh përpiqen të kthehen në marrëdhëniet e së kaluarës. Sigurisht, ndonjëherë ka arsye të mira për t’u rikthyer me ish-in tuaj. Megjithatë, në shumic...

11:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI