Flash

I zhdukur 2 javë, biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në Qafë Mollë (Video)

Lapsi.al 6 November 2021
I zhdukur 2 javë, biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në

Biznesmeni i inerteve në Kamëz Ruzhdi Hoxha, i cili prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Dajt. Në këtë zonë policia bashkë me qentë e gjurmës gjeti në Qafë-Mollë, në një greminë, trupin e pajetë të Ruzhdi Hoxhës, të mbuluar me zhavorr e gurë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-06-at-2.28.11-PM.mp4"][/video]

Fillimisht policia ka gjetur një xhup, i cili ka një shenjë plumbi dhe disa sende të lyera më gjak që i përkisnin biznesmenit, dhe më pas përmes nuhatjes së qeneve u arrit të gjendjet dhe trupi i pajetë i tij në Qafë Mollë të Dajtit. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Policia ka ngritur dyshime të forta këtë të shtunë se autor i vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha është shtetasi Ferdinant Rrushi.

Ferdinant Rrushi ishte personi i fundit që kishte takuar Rruxhdi Hoxhën në një bar kafe në qytetin e Kamzës. Rrushi para hetuesve ka pranuar se ka qenë në një kafe me të dhe mikun tjetër. Pas kafes, Rrushi thotë se Ruzhdiu i ka kërkuar që ta dërgonte me makinën e tij deri në Fushë Mëzez, për arsye ende të pa qarta. Sipas tij e ka dërguar atje dhe më pas është larguar.

Por në të vërtetë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit. Ishte pikërisht ndjekja e këtij itinerari që ka çuar në zbulimin e gjurmëve të Rruzhdi Hoxhës. Gjatë hetimit në zonën e Dajtit, policia ka zbuluar edhe një parcelë me drogë. Punëtori i parcelës ka pranuar para policisë se ai punonte për Ferdinant Rrushin.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të  kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit  të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI