Flash

Kush mund të jetë mashkulli më seksi i vitit 2021

Lapsi.al 5 November 2021
Kush mund të jetë mashkulli më seksi i vitit 2021

Chris Evans, thuhet se do të shfaqet në kopertinën e lakmuar të revistës People, si "Mashkulli më seksi për vitin 2021".

Fillimisht ishte planifikuar ta merrte titullin vitin e kaluar, por burimet thonë se drejtuesit e revistës menduan se ishte më mirë të prisnin një vit, pasi ai kishte publikuar aksidentalisht një foto të organit të tij gjenital në internet.

Vitin e kaluar, Michael B. Jordan fitoi titullin dhe një burim na tha: "Chris ishte në diskutime për të marrë kopertinën vitin e kaluar, por nuk ishte një moment i mirë për të."

Ylli i "Captain America", 40 vjeç, ndau pa dashje foton intime me 5.7 milionë ndjekësit e tij në atë kohë, ndërsa luante një lojë "Heads Up!".

Evans e fshiu shpejt imazhin, por ishte tepër vonë pasi pamjet u postuan në Twitter, duke shkaktuar një bujë mediatike.

Por vëllai i tij, Scott Evans, si dhe Mark Ruffalo, i erdhën në shpëtim dhe e mbështetën në internet.

Evans përdori vëmendjen rreth momentit viral për të kryer detyrën e tij patriotike, duke postuar në Twitter "Tani që kam vëmendjen tuaj .... VOTO në 3 nëntor!!!"

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI