Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

BERZH: Ekonomia e Shqipërisë rritet 8% ketë vit, me 2023 rikthehet rënia

Lapsi.al 5 November 2021
BERZH: Ekonomia e Shqipërisë rritet 8% ketë vit, me 2023

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e rishikoi me ulje parashikimin për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit. Në raportin e projeksioneve të vjeshtës, që u publikua sot, BERZH njoftoi se, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 8% gjatë vitit 2021, nga 4,5 që ishin pritshmëritë në projeksionet në qershor. Për vitin 2022, ekonomia pritet të rritet me 3.5% dhe në vitin 2023 pritet rënie me 0.3%.

BERZH vuri në dukje se ekonomia shqiptare shënoi rritje pozitive për tre tremujorë me radhë, nga tremujori i fundit i 2020 deri në tremujorin e dytë të 2021. Në tremujorin e dytë të 2021, PBB u zgjerua me gati 18% pas një rritje të fortë në tregtinë e brendshme si dhe rritjes së vazhdueshme në industrisë dhe sektorit të ndërtimit. Rritja e konsumit gjithashtu po përfiton nga rritja e remitancave.

Eksportet në 8-mujorin 2021 kanë tejkaluar periudhën e krahasueshme të 2019 me rreth 15% në vlerë nominale, pasi kërkesa e jashtme u rrit për të gjithë sektorët u rrit, përfshirë edhe për produktet e sektorit minerar, të cilat dominojnë shportën e eksporteve me afro 65%. Të ardhurat nga eksportet e shërbimeve ishin gati katër herë më shumë se të ardhurat nga mallrat dhe u rikuperuan fuqishëm, por ende nuk kanë arritur nivelet e 2019, të pakten në gjysmën e parë të vitit

Pasi shënoi dobësi në 5 muajt e parë të 2021, turizmi u rimëkëmb fuqishëm në stinën e verës, analizoi BERZH. Në qershor-gusht, numri i turistëve të huaj pothuajse barazoi shifrën e para pandemisë. Politikat monetare dhe fiskale mbetën akomoduese për të mbështetur rimëkëmbjen, ndërkohë që presionet inflacioniste mbeten të moderuara dhe niveli i inflacionit është ende nën nivelin e objektivit të bankës qendrore prej 3%. Rindërtimi i lidhur me tërmetet do të vazhdojë të nxisë aktivitetin ekonomik në të ardhmen e afërt i mbështetur nga emetimi i Eurobondit planifikuar deri në fund të vitit 2021.

Ana Kreshiq, Ekonomiste Rajonale e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, tha: “Ndërsa shenjat e rimëkëmbjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor kanë qenë të forta deri më tani, mbeten pasiguri të konsiderueshme, veçanërisht ato që lidhen me rrugën e ardhshme të pandemisë dhe përkeqësimin e mundshëm të kushtet e jashtme.”

Ekonomitë në të gjithë rajonet e BERZH pritet të rriten me 5.5% këtë vit. Ndërsa ky është një rishikim në rritje prej 1.3 pikë përqindjeje nga parashikimi i qershorit, pas një ecurie të fortë në gjysmën e parë të vitit, Banka paralajmëron gjithashtu për rreziqet në vazhdim.

Kryeekonomistja e BERZH-it Beata Javorcik tha: “Ky është një rikuperim i hidhur. Gjysma e parë e 2021 solli një rikthim të fuqishëm. Por tani po shohim arsye në rritje për shqetësim. Ndërsa nga çmimet e larta të mallrave po përfitojnë eksportuesit, ato rëndojnë rëndë bilancet tregtare të importuesve. Furnizimi me energji ndërsa hyjmë në periudhën e dimrit po bëhet një shqetësim serioz, veçanërisht pasi hapësirat e qeverive janë të kufizuara.”

Dobësitë fiskale janë rritur pasi qeveritë kanë vendosur paketa të mëdha stimuluese në përgjigje të krizës Covid-19. Borxhi publik në rajonet e BERZH-it u rrit mesatarisht me 13 pikë përqindjeje të PBB-së që nga fundi i 2019. Ndërsa kostot e huamarrjes mbeten nën nivelet e para krizës në shumicën e ekonomive, ato janë rritur ndjeshëm në disa vende.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI